Petkoviq për plagosjen në Shtërpcë: Mbetet tentativë për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë

Lajme

Petkoviq për plagosjen në Shtërpcë: Mbetet tentativë për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:47
Petar Petkoviq

Dy persona kanë mbetur të plagosur të premten në Shtërpcë, viktimat janë të moshave 11-vjeç dhe 31-vjeç.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq sipas të cilët akti ishte tentativë për vrasje të fëmijëvë të pafajshëm serbë.

“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat nuk kanë pësuar lëndime dhe as janë në rrezik, në këto momente po transportohen në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë të cilët shqetësoheshin vetëm sepse kishin veshur stolitë e Krishtlindjeve dhe kështu treguan qartë se janë serbë”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe, lajmin për plagosjen e dy të rinjve e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, derisa të njëjtit kanë thënë se rasti është duke e hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat