Plagosja në Shtërpcë/ Serbët bllokojnë rrugën me goma dhe i djegin ato

Lajme

Plagosja në Shtërpcë/ Serbët bllokojnë rrugën me goma dhe i djegin ato

Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:45
Pamje nga bllokimi i rrugëve

Rasti i plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë ka nxitur daljen në rrugë të bashkëkombasve të tyre në Gotovushë të kësaj komune.

Ata janë mbledhur në numër të madh, duke vendosur goma në formë të barrikadave në rrugë.

Siç shihet edhe nga fotografitë, protestuesit ua kanë vënë flakën gomave.

Aty janë edhe Policia e Kosovës.

Banorët kanë kërkuar që në atë pjesë të ketë prezencë më të madhe të KFOR-it.

Image
Pamje nga bllokimi i rrugëve

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat