Petkoviq thotë se Kurti ia ndaloi të vizitojë të plagosurit në spitalin e Graçanicës

Lajme

Petkoviq thotë se Kurti ia ndaloi të vizitojë të plagosurit në spitalin e Graçanicës

Më: 7 janar 2023 Në ora: 08:52
Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndaluar të vizitojë të plagosurit në spitalin e Graçanicës.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq i është drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke e pyetur nëse këto janë vlera evropiane.

“Sonte Kurti më ndaloi të vizitoj djemtë e plagosur serbë Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës!

Edhe pse kërkova që të më lejojnë të vizitoj të plagosurit, hasa në bllokadë. Askush nuk mund ta pengojë të vërtetën për vuajtjet e fëmijëve tanë! A janë këto vlera evropiane?”, ka shkruar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat