Patriarku Porfirije: E keqja që ndodhi në Shtërpcë s’duhet të turbullojë gëzimin e Krishtlindjes

Lajme

Patriarku Porfirije: E keqja që ndodhi në Shtërpcë s’duhet të turbullojë gëzimin e Krishtlindjes

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:41
Patriarku Porfirije

Patriarku Porfirije tha në liturgjinë e Krishtlindjes, në kishën e Shën Savës në Beograd, se paqja është vlera e fundit.

Ai tha se duhet të luten veçanërisht për paqen në Kosovë.

Poashtu ai theksoi se sulmi ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë, nuk duhet ta turbullojë gëzimin e Krishtlindjes.

“Të gjithëve ju uroj paqe, gëzim dhe dashuri dhe kësaj radhe le t’i kujtojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, të gjithë të krishterët ortodoksë kudo që jetojnë – paqja qoftë me të gjithë njerëzit, veçanërisht në Kosovë”, tha patriarku gjatë predikimit në liturgjinë e mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat