Rakiq viziton të plagosurit në Shtëprcë: Nuk do t’ia falim kurrë atë që e bëtë dje

Lajme

Rakiq viziton të plagosurit në Shtëprcë: Nuk do t’ia falim kurrë atë që e bëtë dje

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:54
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se për serbët nuk ka pasur qetësi as dje për ditën e Krishtëlindjes, ndonëse përmend sot edhe sulmin që i është bërë një tjetër në Kllokot.

“Nuk ka pasur qetësi as dje në ditën e Krishtlindjes, nuk ka gdhirë kur një tjetër i ri është sulmuar në komunën e Kllokotit, sot vizituam Stefanin dhe Milloshin dhe i uruam shërim të shpejtë dhe kthim sa më shpejt në vendlindje, sa të jetë e mundur”, ka thënë Rakiq, raporton mediumi serb Kosovo Online.

Ai teksa ka njoftuar që ka vizituar të plagosurit në Gostovushë, bashkë me kryetarin e Shtërpcës dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka një mesazh për të gjithë serbët që jetojnë në atë zonë.

Rakiq ka thënë se nuk do t’i harrojnë asnjëherë fëmijët e tyre, ndonëse thotë se nuk do iu falin kurrë atë se çfarë është bërë dje.

Kryetari Rakiq ka bërë thirrje bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i që ta rrisin prezencën e tyre.

"Ata u përpoqën në çdo mënyrë që të na dëbojnë nga këto treva. Unë kam një mesazh për të gjithë ata që nuk duan serb në këto zona. Ne nuk do t'i harrojmë kurrë fëmijët tuaj dhe nuk do t'ju falim kurrë për atë që keni bërë dje. Unë u bëj thirrje të gjitha autoritetet kompetente, mbi të gjitha bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i të rrisin prezencën e tyre dhe të mos ndihmojnë me shpallje dhe dënime, por duke treguar në terren se me të vërtetë kujdesen për mbrojtjen e serbëve dhe njerëzve të tjerë joshumicë që jetojnë këtu”, tha Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat