Beogradit s’i del e keqja me Vatikanin, akademiku serb: Kërkon ta shqiptarizojë Ballkanin!

Lajme

Beogradit s’i del e keqja me Vatikanin, akademiku serb: Kërkon ta shqiptarizojë Ballkanin!

Më: 9 janar 2023 Në ora: 10:04
Slavenko Terziç

Edhe pse kanë kaluar mbi 800 vjet nga ndarja e kishës së krishterë, e sot si Kisha Katolike ashtu edhe ajo ortodokse po bëjnë përpjekje pajtimi e afrimi; në Beograd, kokave të nxehta nuk po ju del inati me Vatikanin.

Dhe nuk po flasim për njerëz ekstremistë të zakonshëm, apo nacionalistë që flasin çyryk pasi kanë rrokëllyer ca dopio shlivovicë, por për Akademikë të njohur, që nuk reshtin së ushqyeri urrejtje e ndarje.

I fundit që e bën këtë është një Akademik i sërës së lartë në katedrat serbe.

Bëhet fjala për Slavenko Terziç, drejtorin e Institutit të Historisë së Serbisë, njëkohësisht ish-ambasadorin e Beogradit në Moskë.

Në një intervistë për median nacionaliste filoruse të Beogradit, ‘Veçernie Novosti’, Terziç, i cili ironikisht mbiemrin e ka turk, thekson se Vatikani kërkon ta shqiptarizojë Ballkanin.

Sipas tij, Kisha Katolike e ka ‘halë në sy’ Serbinë dhe kërkon ta shkatërrojë.

Mjafton të lexohet intervista e këtij “akademiku” për të parë se ku flen realisht budallallëku nacionalist serb. I cili, edhe pse nuk ka asnjë fakt historik shkon deri në shekullin e 16 për të ushqyer opsesionin se gjithçka vjen nga Vatikani.

“Kur sheh ngjarjet në Ukrainë, neglizhohet roli i rëndësishëm i faktorit fetar, në radhë të pare i Kishës Katolike Romane. Që nga Bashkimi i Brestit në 1596, përpjekjet e vazhdueshme të Kishës Katolike Romane për të depërtuar sa më shumë në Lindje nuk ka pushuar. Baza e rusofobisë shekullore është intoleranca fetare, kultivimi i vazhdueshëm i stereotipit të qytetërimit ortodoks bizantino-sllav si inferior ndaj qytetërimit të krishterë perëndimor, vlerat e të cilit gjoja janë të papajtueshme. me, siç thuhet sot, ‘vlerat evropiane’.

“Ne na quajnë barbarë”, thotë Terziç, i cili përveç Vatikanit, të keqen e sheh edhe te gjermanët e austriakët, të cilët sipas tij kanë sjellë në skenë kombe artificialë si sllovenët e kroatët.

Mirëpo, Terziç, edhe pse flet për një njohje të frymës bizantine, pra Patriakanës Ortodokse të Stambollit, kundërshton fort përpjekjet për autoqefali nga kishat ortodokse të Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës.

“Plane të tilla janë pjesë përbërëse e politikës së copëtimit të botës ortodokse në tërësi dhe në zonën tonë të Kishës Ortodokse Serbe. Nuk ka asgjë të re atje. Austro-Hungaria, dhe më pas Shteti i Pavarur Nazist i Kroacisë, punuan në mënyrë të ngjashme. Është tragjike që edhe disa kisha ortodokse lokale tentojnë të përafrojnë politikën e tyre kishtare me politikën perandorake të fuqive perëndimore, duke besuar se do të përfitojnë nga këto përpjekje. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në territorin e Ukrainës. Nëse Ballkani është nën protektoratin afatgjatë të fuqive perëndimore të udhëhequra nga SHBA, e ardhmja e botës ortodokse dhe e kishës ortodokse serbe do të kërcënohet seriozisht”, thotë ai.

I cili kërkon të marrë kreun e Akademisë së Shkencave të Serbisë, dukshëm i ndikuar nga Moska.

E për këtë, si paraardhësi i tij, Çubriloviçi, e ka gati platformën: Luftë kundër shqiptarëve!

“Projekti Shqipëria e Madhe është shumë i avancuar. Këtë nuk e shohin vetë ata që nuk duan ta shohin, po ai projekt po kërcënon rrezikshëm stabilitetin e Ballkanit – kufijtë e të paktën katër vendeve: Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut. dhe Greqisë.

Fuqitë perëndimore të udhëhequra nga SHBA-të qëndrojnë prapa këtij projekti, duke besuar se ai mund të jetë një “digë” për forcimin e ndikimit rus dhe përgjithësisht sllav në Ballkan”, thotë Terziç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat