Skandalizon Odaloviq: Babai i Azem Kurtajt ishte terrorist, KFOR-i s’po kryen punën e vet

Lajme

Skandalizon Odaloviq: Babai i Azem Kurtajt ishte terrorist, KFOR-i s’po kryen punën e vet

Më: 9 janar 2023 Në ora: 10:46
Veljko Odaloviq

Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi, Veljko Odaloviq, po pretendon se KFOR-i nuk po e kryen punën e vet në Kosovë.

Odaloviq për “TV PRVA”, ka thënë se është absurd që KFOR-i të refuzojë vendosjen e forcave serbe në Kosovë.

“Ka nja dy muaj tension në Kosovë, në prag të një incidenti, KFOR-i për Krishtlindje dërgon mesazh se janë ata që do të jenë garantuesi i sigurisë dhe se në ditët kur u plagosën dy djem, dhe një i tretë u rrah.” – ka thënë ai.

Odaloviq ka shkuar edhe më tej, duke bërë një deklaratë skandaloze e duke e quajtur babain e Azem Kurtajt “terrorist”.

"Babai i tij ishte terrorist. Ai vdiq në bombardimin e burgut të Dubravës, i cili ishte shënjestër e NATO-s, jo e Serbisë. Ishte një nga krimet e tmerrshme." - tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat