​Restoranti më i mirë në botë u thotë “lamtumirë” klientëve

Lajme

​Restoranti më i mirë në botë u thotë “lamtumirë” klientëve

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij “Noma”, do të mbyllet. “Noma”, i cili gjendet në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vite u votua si restoranti më i mirë në botë.

Por shefi i tij, Rene Rexhepi thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, “Noma” do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme.

Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin. “Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vitesh të mund të rikthehet përsëri.

Rene Rexhepi është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai u bë i famshëm për menutë e tij stinore të cilat u jepnin vlerë produkteve 100% skandinave, duke filluar nga mishi i drerit me likene e deri te karkalecat e zinj të ujërave të akullta të Detit të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat