“Një botë shqiptar” – momenti kur Vuçiqit i humbi durimi, mori një paralajmërim nga ShBA-ja

Lajme

“Një botë shqiptar” – momenti kur Vuçiqit i humbi durimi, mori një paralajmërim nga ShBA-ja

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:12
Aleksander Vuçiq

Profesori i mirënjohur amerikan Edward P. Joseph është sulmuar ashpër nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, në një paraqitje televizive në TV Prva, ka ofenduar Jospehin të cilin e ka quajtur një “botë shqiptar” dhe një “plak” që merr shumë para shqiptare.

“Unë nuk i shmangem të them të vërtetës dhe e gjithë kjo e shqetëson atë [Edward Josephin]”, kishte thënë Vuçiq.

Për këtë deklaratë të presidentit të Serbisë ka reaguar edhe Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e Departamentit të Shtetit.

Taktikat e pista, të tilla si ato të përdorura kundër Edward Joseph, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike, thuhej në një reagim të Departamentit të Shtetit.

“Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. I vlerësojmë ata që po ndërtojnë një shoqëri të paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në postimin e tyre në Twitter me një foto të të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Edward Joseph.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat