Ambasadori somalez fshinë statusin për takimin me ambasadorin e Kosovës

Lajme

Ambasadori somalez fshinë statusin për takimin me ambasadorin e Kosovës

Më: 10 janar 2023 Në ora: 15:42
Jama A Mohamed dhe Agon Vrenezi

Ambasadori i Somalisë në Ankara, Jama A Mohamed e ka fshirë njoftimin për takimin që ka pasur sot me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, e me të cilin kanë folur për forcim të raporteve bilaterale ndërshtetërore.

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet për fshirjen e njoftimit për takimin, ndërkohë njoftimi për takim vazhdon të jetë në faqen zyrtare të ambasadorit të Kosovës në Turqi Agon Vrenezi.

Gjatë javës së kaluar kreu i shtetit serb kishte thënë se Somalia është një nga nëntë vendet që sipas tij kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte demantuar pretendimet e Vuçiqit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat