Ankohet Daçiq, përmend vijat e kuqe edhe kompromisin: Hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës do ndikoj në raportet

Lajme

Ankohet Daçiq, përmend vijat e kuqe edhe kompromisin: Hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës do ndikoj në raportet

Nga: F. B. Më: 11 janar 2023 Në ora: 19:35
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se raportet e Serbisë me Këshillin e Evropës mund të përkeqësohen nëse ajo organizatë pranon Kosovën si anëtare dhe ndoshta Beogradi nuk do merr pjesë në Samitin e shefave të qeverive që po përgatitet nga kryesuesja Islanda, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se “Islanda po përgatit samitin e shefave të qeverive dhe për ata është me rëndësi që ai të ketë unitet”, ndërsa Serbia nuk do merr pjesë “nëse Kosova pranohet në KE”.

“Unë kam menduar se Kosova ka siguruar kushtet e anëtarësimit, ata kanë dy të tretat e shteteve anëtare të KE që do e mbështesnin, por ka vende që nuk janë të disponuara që para përfundimit të dialogut të marrin vendime që mund minojnë dialogun”, tha Daçiq për RTV Vojvodina.

Ai përmendi ministrin e jashtëm hungarez që ka deklaruar se Hungaria nuk do mbështes anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Çështja e vendosjes së sanksioneve është me rëndësi kombëtare andaj do veprohet bazuar në interesin tonë, ai qëndrim nuk ndryshon dhe nuk mendohet aplikimi i saj”, tha ai.

Daçiq theksoi se Serbia “është e detyruar të mendoj” për çështjen e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë si një çështje sepse shtetet që mbështesin integritetin territorial të Serbisë mund të ndryshojnë qëndrimin nëse Beogradi vendos sanksione Moskës.

Sipas tij qëndrimet e ndryshme rreth pranimit të Kosovës mes ShBA-ve dhe Serbisë nuk janë pengesë për bashkëpunim mes dy vendeve., duke përmendur memorandumin e nënshkruar kohë më parë mes dy vendeve si “hap që i mungoi dhe që Serbia nuk e kishte në raport me amerikanët”.

Në pyetjen nëse zhvillimi i bashkëpunimit me ShBA mund të jetë rrugë anash-kaluese që ndikon në ndryshimin e qëndrimit të Beogradit rreth pranimit të pavarësisë së Kosovës, ai u shpreh “shumë vështirë”.

“Beogradi vështirë do ndryshoj qëndrimin, por është i gatshëm për kompromis, një nga vijat e kuqe është asociacioni i komunave. Nëse çka do qoftë që nënshkruajmë është diçka nuk e fitojmë, pse të nënshkruajmë diçka të re. Nuk ka njohje dhe hyrje të Kosovës në OKB dhe çështja e tretë siguria fizike”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat