Aludon Gjuriq: Takimi i Vuçiq me Chollet dëshmoi se Kosova më nuk e ka mbështetjen e plotë të Amerikës

Lajme

Aludon Gjuriq: Takimi i Vuçiq me Chollet dëshmoi se Kosova më nuk e ka mbështetjen e plotë të Amerikës

Më: 13 janar 2023 Në ora: 08:41
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, vlerësoi se takimi i presidentit  serbe Aleksandar Vuçiq dhe këshilltarit special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, në Beograd ka qenë i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimin e Vuçiqit me Chollet, Gjuriq e quajti si një  “pasdite e luftimeve për interesat serbe”.

Ai thekson se qëndrimi i Serbisë po “dëgjohet me kujdes”, duke pretenduar se Kosova nuk ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.

“Biseda mes Vuçiqit dhe Schole ka zgjatur dy orë e 45 minuta në vend të pak më shumë se një orë. “Ishte një pasdite lufte për interesat e Serbisë”, tha Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, SHBA-të insistojnë më shumë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sesa zyrtarët evropianë.

Chollet në dy ditët e fundit edhe gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi e përsëriti se palët duhet të marrin vendime të qëndrueshme dhe se zgjidhja afatgjatë kërkon guxim politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat