Shqiptarët nuk merren vesh mes vete – ministria e drejtave të njeriut do zgjidh organin e përkohshëm të Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve

Lajme

Shqiptarët nuk merren vesh mes vete – ministria e drejtave të njeriut do zgjidh organin e përkohshëm të Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve

Nga: F. B. Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:56
Presheva

Këshilli Kombëtare i Shqiptarëve  (KKSh)  në 60 ditët e ardhshme do udhëhiqet nga kryetari dhe katër anëtar që do përzgjedh ministria për drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogun shoqëror , pasi në mbledhjen e mbajtur mbrëmë të Këshillit, partitë e  përfaqësuara nuk arritën të merresh vesh për zgjidhjen e kryesisë dhe kryetarit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Sipas portalit “Bujanovaçke” pas zgjedhjeve të dhjetorit për anëtar të KKSh, subjektet e përfaqësuara kishin afat deri mbrëmë në mesnatë të zgjedhin kryesinë dhe kryetarin, por nuk u dakorduan.

Më së shumti vota në zgjedhje ka fituar Partia për Veprim Demokratik që drejtohet nga kryesuesi i listës Ragmi Mustafi, që edhe në 4 vitet e shkuara drejtoi me Këshillin, por ky subjekt dhe Alternativa për ndryshime që kishin nga 5 mandate nuk u morën vesh për kryetarin.

Për shumicën duheshin 8 vota nga 15 mandate sa ka Këshilli.

Lëvizja për Progresin Demokratik që udhëhiqet nga Shqiprim Musliu që ka vetëm 2 manndate ka kërkuar vendin e kryetarit të Këshillit, por PVD nuk ka pranuar.

Si mësohet vesh jo zyrtarisht, dy anëtare të Partisë Demokratike të Nagip Arifit, që është aktualisht kryetar i komunës së Bujanovcit nuk kanë marr pjesë në mbledhje.

"Ministria me vendim emëron organin e përkohshëm nga anëtarët e zgjedhur të KKSh, duke pasur parasysh përfaqësimin dhe votat e fituara nga listat zgjedhore prej nga dolën mandatet. Organi i përkohshëm do ketë katër anëtar dhe kryetarin që do zgjidhen nga ministri Tomislav Zhigmanov dhe ata do udhëheqin Këshillin 60 ditë deri në zgjedhjet e reja” ka deklaruar një nga anëtarët e KKSh.

Ai po ashtu ka shtuar se është e pakuptueshme që vetë përfaqësuesit e zgjedhur nga shqiptarët kanë shikuar interesin personal dhe jo të bashkësisë që përfaqësojnë duke bërë lojë edhe me vetë Këshillin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat