“Reçaku dhimbja dhe krenaria e kombit”, Maxharraj ka një kërkesë për presidenten Osmani

Lajme

“Reçaku dhimbja dhe krenaria e kombit”, Maxharraj ka një kërkesë për presidenten Osmani

Nga: N.E. Më: 16 janar 2023 Në ora: 07:34
William Walker ne Reçak

Kanë kaluar 24 vjet që nga masakra e Reçakut, ndërsa në përvjetor të saj, kujtohen të rënët dhe inciatorët për lirinë e Kosovës.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Reçaku lirisht mund të thuhet se ishte beteja e William Walkerit për lirinë e Kosovës.

Sipas tij, presidentja atë duhet ta shpall “Hero të Kosovës”.

Maxharraj ka rikthyer në vëmendje historinë e masakrës së Reçakut, gjersa ka shtuar se më e pakta që mund të bëj Kosova është ta dekoroj.

“Sot, William Walker kujton dhe përkujton ditën e atentatit ndaj tij, një ditë para Masakrës së Reçakut duke deklaruar se ”po të më kishin vrarë një ditë para masakrës së Reçakut, askush në botë nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun (ashtu siç kaluan pa ndonjë alarm në botë masakrat tjera si ajo e Mejes, e Krushës, Izbicës e shumë të tjera) duke theksuar se nuk do të ishte i sigurt se Kosova sot do të ishte një vend i pavarur, i lirë, e demokratik, ju do të kishit qenë ende një krahinë në kuadër të Serbisë”. Pra, kjo është merita e pakontestueshme e William Walkerit për lirinë e Kosovës. Reçaku, lirisht mund të thuhet se ishte beteja e tij për lirinë e Kosovës. Nisur nga kjo William Walker është një mik i madh i Kosovës, ai për çdo përvjetor të masakrës së Reçakut vjen në Kosovë për t’i evokuar kujtimet e tij. Prandaj, ky njeri dhe mik i madh i Kosovës urgjentisht edhe duhet të dekretohet nga presidentja Vjosa Osmani me titullin ”Hero i Kosovës”, sepse kjo është më së paku që Kosova mund të bëj për të”, ka shkruar pos tjerash Maxharraj.

Postimi i plotë:

 

Reçaku, dhimbja dhe krenaria e kombit?!

/ Reçaku, lirisht mund të thuhet se ishte beteja e William Walkerit për lirin e Kosovës/.

Sot është 24 –vjetori i Masakrës së Reçakut ku në luginën e vdekjes mbi fshat u vranë dhe u masakruan mbi 45 shqiptarë civilë të pa armatosur, të cilët me dhunë u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan në luginën e vdekjes. Atë ditë me 15 janar i tërë fshati Reçak herët në mëngjes ishte i rrethuar nga forcat fashisto-çetnike serbe. Pastaj ato hynë në fshat të papenguara nga askush duke e bombarduar me artileri të rëndë fshatin, duke i torturuar në mënyrën më të pamëshirshme banorët e pafajshëm të këtij fshati. Kur u ndërprenë bombardimet, forcat serbe kanë hyrë, po theksoj në veçanti, pa u penguar nga askush, kanë filluar bombardimin e fshatit. Më pastaj janë nxjerrë civil të paarmatosur mbi 45 sosh dhe janë drejtuar drejt luginës së vdekjes. Aty u vranë dhe mizorisht u masakruan mbi 45 fshatarë të pafajshëm. Një dëshmitar që i shpëtoi vdekjes thotë se ishte tmerr të shohësh njerëz të masakruar, njerëz pa një dor, pa një këmbë, njerëz të copëtuar, por edhe njerëz pa kokë.

Në Kosovë po qëndronte shefi i misionit të OSBE-së William Ëalkër. Walker ishte në shënjestër të regjimit të kasapit Millosheviç dhe i përcjellur hap pas hapi. Më 13 janar 1999 një ditë para masakrës së Reçakut, ndaj tij ishte bërë një tentim vrasje, pra ndaj shefit misionit të OSBE-së në zonën e njohur te “Qafa” në Prishtinë.

Derisa ai po lëvizte, drejt tij ishte nisur një polic serb me granat në dorë për ta vrarë Walkerin. Për fat atentatin e hetuan truprojat e tij, djem trima dhe të besës shqiptare dhe fatmirësisht atentati dështoi.

Të nesërmen William Walker shumë shpejt kishte shkuar në vendin e krimit në luginën e vdekjes mbi Reçak dhe ishte tmerruar nga ajo masakër që po e shihte. I tronditur nga ajo se çka po shihte ai e lajmëroi botën. Fjalet e tij të para ishin:

“This is a crime against humanity”. (Ky është krim kundër njerëzimit).

Lajmi e mori së shpejti dhenë, bota u tmerrua nga pamjet e e masakrës së Reçakut, njerëz civil të paarmatosur të masakruar, pa këmbë, pa duar e kokë. Ky ishte një mesazh i fuqishëm i Walkerit se bota duhet të lëvizë më shpejt për ta shpëtuar popullin shqiptar nga masakrimet. Masakra e Reçakut e zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore që të angazhohet dhe mobilizohet më shumë për Kosovën. Tmerret e masakrës bizare të shkaktuar në Reçak nga forcat serbe i treguan të vërtetën për gjenocidin serb që po bëhej mbi popullin shqiptar nga regjimi i satrapit dhe kasapit Millosheviç me ç’rast kryetari Bill Klinton me znj. Ollbrajt e mobilizuan botën dhe me aleatët nga Europa, Gjermania, Franca, Anglia, Italia e shumë të tjera për 78 ditë e bombarduan Serbinë dhe më pastaj me marëveshjen e Kumanovës e detyruan atë që të tërhiqet turpshëm me të gjitha trupat nga Kosova.

Por, sot William Walker kujton dhe përkujton ditën e atentatit ndaj tij një ditë para Masakrës së Reçakut duke deklaruar së “po të më kishin vrarë një ditë para masakrës së Reçakut, askush në botë nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun (ashtu siç kaluan pa ndonjë alarm në botë masakrat tjera si ajo e Mejes, e Krushës, Izbicës e shumë të tjera) duke theksuar se nuk do të ishte e sigurt se Kosova sot do të ishte një vend i pavarur, i lirë e demokratik, ju do të kishit qenë ende një krahinë në kuadër të Serbisë”.

Pra, kjo është merita e pakontestueshme e William Walkerit për lirin e Kosovës. Reçaku, lirisht mund të thuhet se ishte beteja e tij për lirinë e Kosovës. Nisur nga kjo William Walker është një mik i madh i Kosovës, ai për çdo përvjetor të masakrës së Reçakut vjen në Kosovë për ti evokuar kujtimet e tij.

Prandaj, ky njeri dhe mik i madh i Kosovës urgjentisht duhet të nderohet me dekretot nga presidentja Vjosa Oamani me titullin “Hero i Kosovës”, sepse kjo është më së paku që Kosova mund të bëëë për të.

Sot në 24 vjetorin e maskës së Reçakut kanë vërshuar turma të mëdha njerëzish nga e gjithë Kosova së bashku edhe me heroin William Walker për të kujtuar dhe ripërkujtuar Masakrën e Reçakut në shenjë të dhimbjes, por edhe të krenarisë për heronjtë e kombit që u masakruan para 24 vitesh nga forcat fashiste, çetnike të Millosheviçit dhe Vuçiqit. Sot atje ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, të cilët me fjalimet e tyre iu përkulën heronjeve, civilëve të cilët u masakruan, atje sot ishin ministra dhe zëvendësministra, sot atje ishin edhe krejt opozita, të cilën rrallë apo asnjëherë nuk i gjen të bashkuar.

Ishte ky një tubim i dhembjes dhe krenarisë kombëtare, por edhe mbarë kombëtar që të marrin pjesë në këtë tubim madhështor për t’iu përkulur viktimave të masakrave, por si për çudi sot në Reçak nuk ishin edhe ata të cilët ishte deshtë që të ishin. Nuk e pa të udhës apo kishte drojë nga Vuçiqi, që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të ishte sot në Reçak. Kjo tregon edhe një herë se sa thellë ka shkuar ky njeri fatkeq, ky bastard, ky faqezi, të cilit po i rrinë si nuse para Vuçiqit dhe nuk guxon nga ai të marrë pjesë as në përkujtimet kombëtare siç është masakra e Reçakut (sepse dihet, e për këtë ka fakte se për Vuçiqin nuk ekziston, injorohet si e pa qenë Masakra e Reçakut). Por, ky njeri është i pafytyrë, nuk ka as fytyrë, e as faqe, por është krejt faqezi. Por, në këtë përkujtim madhështor nuk mund të arsyetohet as mungesa e krerëve shqiptar nga Maqedonia e Veriut e as të atyre të Luginës së Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat