Bërnabiq me të vjetrën: Oliver Ivanoviqin nuk e kanë vrarë serbët

Lajme

Bërnabiq me të vjetrën: Oliver Ivanoviqin nuk e kanë vrarë serbët

Më: 16 janar 2023 Në ora: 13:04
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot në një konferencë për media se shërbimeve serbe të sigurisë u janë “të lidhura duart dhe këmbët” kur bëhet fjalë për mbledhjen e informacioneve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sot bëhen pesë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe kryeministrja serbe Bërnabiq, duke iu përgjigjur pyetjes se kur do ta marrë vesh opinioni se kush e ka porositur vrasjen dhe kush është vrasësi, ka thënë se “është e vështirë të merren informacione” sepse sipas saj, jo gjithçka varet nga shërbimet e sigurisë së Serbisë. Ai shton se është e bindur se “vrasësit nuk janë të kombësisë serbe”.

“Në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ne nuk do të pushojmë derisa urdhërdhënësit dhe autorët të dalin para drejtësisë. Por fatkeqësisht, duke qenë se ka ndodhur në territorin e “krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë”, na duhen informata nga ELUEX-i, UMNIK-u dhe nga “autoritetet e përkohshme nga Prishtina”. Nuk kemi informacion shtesë nga akterët ndërkombëtarë, si dhe nga Prishtina për urdhërdhënësit dhe autorët. Dhe shërbimeve tona të sigurisë u janë të lidhura duar e këmbë, çfarëdo që kemi kërkuar, pjesën më të madhe nuk kemi marrë. Kamerat nuk kanë funksionuar, nuk mund të marrim informacione. Do të them edhe një herë sot, e bindur për këtë që po them, se sikur në këtë krim kishte qenë i përfshirë kushdo të kombësisë serbe apo kushdo nga territori i “Serbisë qendrore”… Nëse do të kishte prova, deri tani do të ishte arrestuar disa herë. Fakti që porositësi dhe autori ende nuk janë gjetur, më tregon se ata nuk janë të kombësisë serbe. Besoj se Prishtina mezi kishte pritur që ata t’i burgosë dhe t’i dënojë, vetëm se ata janë të kombësisë serbe”, tha ajo.

Bërnabiq shtoi se “ka pasur aktakuza të rreme që janë hedhur poshtë”.

“Do të shtoj edhe një gjë. Ky është krimi më i tmerrshëm, por kur shikoni se çfarë po ndodh, në dy vjetët e fundit ka pasur më shumë se 300 sulme. Asnjë person nuk është përgjigjur për ato, nuk u ndoq penalisht. Kjo flet për sundimin e ligjit atje”, ka pretenduar Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat