Vuçiq-Branbiq në “grackën” e Kremlinit, provokime e dezinformime për Kosovën

Lajme

Vuçiq-Branbiq në “grackën” e Kremlinit, provokime e dezinformime për Kosovën

Më: 17 janar 2023 Në ora: 10:23
Aleksander Vuçiq dhe Ana Brnabiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon të viktimizohet sa i takon përplasjeve me Kosovën. Ndonëse ishin serbët ata që shkaktuan terror në Veri të Kosovës, Vuçiç sot është ankuar në OKB se Kosova po sulmon serbët në Veri. Ai ka takuar shefen e OKB në Kosovë, Caroline Ziadeh, të cilës vetëm i është ankuar.

“Ne i konsiderojmë sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj serbëve, pronës dhe trashëgimisë së tyre të papranueshme, kështu që një reagim në kohë, si dhe dënimi i provokimeve nga komuniteti ndërkombëtar, është shumë i rëndësishëm”, njoftoi Presidenca serbe.

Por ajo që nxit më shumë tensione është kryeministrja Ana Branbiç. Ajo ka deklaruar se më shumë se 300 sulme kanë ndodhur ndaj qytetarëve serbë.

“Në Kosovë e Metohi gjatë dy viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 sulme të ndara ndaj popullatës serbe, incidente të ndryshme, sulme dhe provokime. Ndërkaq, askush, asnjë person nuk është bërë përgjegjës për këtë, madje as i akuzuar. Kjo tregon gjendjen e sigurisë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Heqja brenda natës e barrikadave pas ultimatumit amerikan duket se nuk kapërdihet nga serbët, të cilët duket se tani po bëjnë viktimën dhe provokojnë sërish.

Por ajo që bie në sy është se të tilla deklarata kënaqin jashtë mase rusët. Agjencia e lajmeve “Tass” ka bërë një artikull mbi deklaratat e Vuçiçit duke nxitur më shumë tensione Kosovë-Serbi.

“Separatistët e Kosovës përdorin taktika të “terrorit të vogël” kundër popullatës serbe të rajonit. Sulmet në shtëpi dhe qendra mjekësore të qytetarëve, zjarrvënie, vjedhje të bagëtive dhe pajisjeve, si dhe rrahje janë regjistruar në mënyrë të rregullt në Kosovë. Sipas raportimeve të mediave serbe, të rinjtë shqiptarë sulmojnë gratë serbe që ecin me fëmijët e tyre, gjuajnë gurë pelegrinëve serbë që kanë ardhur për të adhuruar vendet e shenjta vendase dhe sulmojnë priftërinjtë ortodoksë”, shkruhet në artikull, i cili duket që është tërësisht i rremë dhe pjesë e lojës dezinfomuese të Moskës.

Por ajo që bie në sy është se pjesë e fushatës së dezinfomimit rus është bërë edhe Beogradi. Vuçiç po mundohet të manipulojë ndërkombëtarët sa i takon Kovës, ndërkohë që dihet hapur se në fakt në veri janë serbët ata që kryejnë provokime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat