Qeveria Kurti dje mori vendim për toka në Leposaviq, reagon Petkoviq dhe alarmon BE-në

Lajme

Qeveria Kurti dje mori vendim për toka në Leposaviq, reagon Petkoviq dhe alarmon BE-në

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:33
Petar Petkoviq

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kjo ka ngjallur reagimin e drejtorit të së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq.

Për këtë Petkoviq ka kërkuar sqarim nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të reagojnë për vendimin e Prishtinës për marrjen e tokës serbe në Leposaviq. E dimë shumë mirë që herën e fundit shpronësimi çoi në ndërtimin e bazave të paligjshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës po “shkakton kriza sërish”.

“Kurti edhe një herë po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme, në dëm të popullit serb. Presim reagimin e BE-së”, ka thënë Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat