KFOR-i: I ofruam ndihmë të lënduarit në aksidentin e djeshëm në rrugën Prishtinë – Pejë

Lajme

KFOR-i: I ofruam ndihmë të lënduarit në aksidentin e djeshëm në rrugën Prishtinë – Pejë

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:45
KFOR-i

KFOR-i ka bërë të ditur se një ekip mjekësor i tyre, dje i ka dalë në ndihmë një personi të lënduar gjatë një aksidenti rrugor në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Përmes një komunikate, KFOR-i bëri të ditur se ekipi mjekësor i tyree ishte duke u kthyer në shtab, ku gjatë rrugës kanë vërejtur një veturë të rrokullisur pas një aksidenti me një autobus.

“Ata kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit të bllokuar në automjet, duke u mundësuar autoriteteve shëndetësore vendase transportimin e pacientit në spital”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Tutje, bëhet e ditur se ushtarët e KFOR-it kanë sinjalizuar rrugën për veturat që kalonin, duke u koordinuar rrjedhën e trafikut bashkë me Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat