Alarmohet media serbe: Skandal! Flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës vihen në hotelin ku do të qëndrojë Vuçiq

Lajme

Alarmohet media serbe: Skandal! Flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës vihen në hotelin ku do të qëndrojë Vuçiq

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:53
Flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës vihen në hotelin ku do të qëndrojë Vuçiq

Ditën e djeshme, ka nisur Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku pjesmarrës do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mirëpo, para mbërritjes së këtij të fundit, mediat serbe kanë botuar një artikull, duke e quajtur skandal. 'Alo.rs' shkruan se para ardhjes së Vuçiq ka ndodhur një skandal. Përballë hotelit ku supozohet të qëndrojë presidenti i Serbisë gjatë konferencës në Davos, gjenden flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës.

'Në mes të Davosit promovohet “Shqipëria e Madhe”?! Është padyshim një pritje armiqësore për presidentin e Serbisë! Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të bënte diçka të ngjashme? Kjo për shkak se një skandal me përmasa të papara. Është e qartë se Shqiptari e ka pritur me armiqësi Vuçiqin dhe nikoqiri nuk reagon', shkruhet në artikull. 

Më 19 Janar Rama do të flasë së bashku me presidentin serb për ndihmën që i jep BE-së jetëzimi i komitetit politik europian.

 Në takim do të jenë edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat