Vuçiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet të premten, nëse Kurti bën këtë gjë

Lajme

Vuçiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet të premten, nëse Kurti bën këtë gjë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 20:24
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se një marrëveshje mes të dyja vendeve mund të arrihet në muajt e ardhshëm, tha se marrëveshja mund të arrihet pasnesër “nëse Kurti heq dorë nga idetë e tij secesioniste”.

“E shihni në këtë letër të Bashkimit Evropian, thonë se të gjithë secesionistët duhet të sulmohen. Dhe ata secesionistët, kanë bërë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Pra, deri ku mund të shkojë kjo paturpësi. Ju nuk mund të duroni. Unë nuk kam fjalë për të përdorur. Ata duan të dënojnë ata që mbështesin shkëputjen, mendoj pjesë të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ata që bombarduan një vend dhe bënë një shkëputje të dhunshme. Dhe ju nuk besoni kur e lexoni”, tha ai.

Vuçiq thekson se të premten Serbia do të ketë një bisedë vendimtare me fuqitë më të mëdha të botës dhe se rezoluta e BE-së paraqet presion.

“Forca është në anën e tyre. Ata mbështesin çdo veprim të pakuptimtë të Kurtit. Tani thuhet se serbët po kërcënojnë me luftë. Imagjinoni, civilët i kërcënuan forcat speciale të Kurtit me luftë, ata janë të pamatur, nuk mund të them se ata që miratojnë deklarata të tilla janë budallenj”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat