Vuçiq: Për Kosovën, i jemi mirënjohës Moskës

Lajme

Vuçiq: Për Kosovën, i jemi mirënjohës Moskës

Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:42
Aleksandar Vuçiq

“Moskës i jemi mirënjohës për mbështetjen që na jep në çështjen me Kosovën”, i tha medias amerikane “Bloomberg” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia, i cili është i vendi vend në kontinentin evropian përveç Bjellorusisë që s’i ka vendosur sanksione Federatës Ruse, sipas Vuçiq, “nuk e mbështet pushtimin e Ukrainës”.

Mes tjerash ai tha se nuk ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, “me muaj”.

“Kemi thënë në fillim që nuk mund të mbështesim pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Për neve Krimea dhe Donbasi janë Ukrainë dhe ashtu do të mbesin”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se nuk i mbështet sanksionet ndaj Federatës Ruse për shkak të qëndrimit të Moskës ndaj Kosovës.

“Ne vetë kemi qeni nën sanksione për gati 10 vite, saktësisht tetë, dhe nuk besojmë se kjo është zgjidhje”, tha ai.

Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku kërkohet zgjidhje e çështjeve, Vuçiq tha se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë, por “me hapa të vegjël”.

“Duhet të ndërrojmë situatën në terren me hapa të vegjël, për të ndërtuar mirëbesim mes dy palëve, dhe mëpastaj të shohim se si mund t’i qasemi gjithçkaje tjetër. Nuk duhet të ëndërrojmë diçka që të gjithë e dimë që s’do të ndodhë”, tha Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat