Moti i keq vështirëson qarkullimin e mjeteve

Lajme

Moti i keq vështirëson qarkullimin e mjeteve

Më: 20 janar 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu dhe bore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore, por më problematike situata paraqitet në veri dhe juglindje të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Sipas ARRSH-së tashmë kanë nisur reshjet e borës në Dardhë, në Llogora, në Krujë-Sarisalltik, në Urën e Zapodit, Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat