​Jusuf Buxhovi, anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë

Lajme

​Jusuf Buxhovi, anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:18
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në DC.

Sot u bë konformimi zyrtar nga American Historical Association! Kështu ka njoftuar vet Buxhovi në rrjetin social Facebook.

American Historical Association promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike. Themeluar me akt (vendim) te Kongresit te SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardëve profesionale e etike, dhe përkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Si organizata më e madhe e historianëve (me mbi 11,000 anëtarë), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.

Pranimi i Historianit Buxhovi në AHA paraqet një mirënjohje ndërkombëtare për punën e tij hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprën "Kosova" në tetë vëllime e përkthyer në anglisht nga shtëpia botuese "Jalifat Publishing" e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat