Bllokohet rruga që çon në Jarinjë nga Rashka, kësaj here ‘barrikadë natyrore’

Lajme

Bllokohet rruga që çon në Jarinjë nga Rashka, kësaj here ‘barrikadë natyrore’

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një rrugë që shpie nga Rashka për në pikën kufitare të Jarinjes ka rrëshqitur dheu dhe është bllokuar qarkullimi.

Kësaj here kemi të bëjmë me ‘barrikadë natyrore’.

RTS-ja ka raportuar se kjo ka ndodhur afër fshatir Kaznoviq, përcjell Kosovo-Online.

Gurët thuhet të kenë rënë pak para orës 9 të ditës së sotme, ndërkaq autoritetet thuhet të kenë dërguar makineri të rënda për ta pastruar rrëshqitjen e dheut për ta normalizuar qarkullimin e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat