Zllatibori pretendon se katër shqiptarë ia rrahën djalin e tij 15-vjeçar në Suhodoll “vetëm pse ishte serb”

Lajme

Zllatibori pretendon se katër shqiptarë ia rrahën djalin e tij 15-vjeçar në Suhodoll “vetëm pse ishte serb”

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:09
Llazar Millutinoviq

Mediat serbe po raportojnë mbi pretendimin e një të riu 15 vjeçar serb me emrin Llazar Millutinoviq se është sulmuar në Suhodoll nga katër shqiptarë. 

Babai i Llazarit për Kosovo-Online, ka pretenduar se sulmi ka ndodhur në orët e para t ë mëngjesit nga katër sulmues me Golf 5 të zi. 

Ai thotë që ky sulm ndodhi vetëm për shkak se i biri i tij ishte serb. 

“U nis në këmbë nga Suhodolli për në punë, kur pranë tij kaloi një makinë, e pyetën diçka në shqip, ai nuk dinte shqip, dhe më pas dolën nga makina dhe e ndjekën e e zunë dhe e shqelmuan vetëm pse ishte serb.” – pretendon ai. 

Ai shtoi se sipas Llazarit, këta persona ishin prej moshës 27-28 vjeçare. 

Rasti siç thotë ky medium serb është raportuar në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut. 

“Kemi qëndruar tre orë në stacion, pa mundur të deklarojmë, sepse nuk kanë përkthyes,” – pretendoi z. Millutinoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat