Ministri serb: Vuçiqi e ka mbështetjen e parezervë për Kosovën

Lajme

Ministri serb: Vuçiqi e ka mbështetjen e parezervë për Kosovën

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:01
Aleksander Vuçiq

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq i ka ofruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbështetjen e siç e quajti të parezervë për të qëndruar në “presionin dhe sulmet e vazhdueshme për shkak të Kosovës”.

Ai ka deklaruar me anë të një postimi në Instagram se Vuçiqi është vazhdimisht në shënjestër të siç theksoi ai “tradhtarëve për shkak të luftës së tij për përmirësimin e vendit të tij”.

“Sot nuk është e lehtë të luftosh për Serbinë, të luftosh për përparimin e saj dhe të merresh me politikë. Aleksandar Vuçiqi është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve, mercenarëve dhe të gjithë atyre që vendosin interesat e tyre përpara atyre të shtetit, pikërisht sepse ai punon për të mirën e vendit të tij”, deklaroi Vuçeviq.

Ai theksoi se dorëzimi nuk është një opsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat