Petkoviq: Kurti ka filluar t’i lajë hesapet me të dërguarin amerikan për shkak të Asociacionit

Lajme

Petkoviq: Kurti ka filluar t’i lajë hesapet me të dërguarin amerikan për shkak të Asociacionit

Më: 27 janar 2023 Në ora: 22:34
Petar Petkoviq

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, ka deklaruar se Alibin Kurti, i cili siç ka thënë ai "ka një urrejtje patologjike për çdo marrëveshje të arritur me Beogradin", ka filluar t’i lajë hesapet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për shkak të këmbënguljes së tij për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan mediumi i afërt me pushtetin në Beograd "Tanjug".

“Duke mos ftuar në diskutim për formimin e Asociacionit, Kurti mori mesazhin më të qartë deri më tani se askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet.

Kurti në fyerjen e tij nuk e ka vërejtur se si po hidhej, pra ai së pari thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por renditje kronologjike, duke dhënë kështu një argument kyç për formimin e Asociacionit, e cila është e lidhur me gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit.” - tha ai, 

Kështu, Kurti pranoi se i takon atij dhe autoriteteve në Prishtinë që fillimisht të përmbushin pjesën e tyre të obligimeve për të cilat serbët kanë pritur shumë gjatë, sipas Petkovit, i cili gjithashtu thekson se Kurti e di mirë se Asociacioni ka qenë i rënë dakord para dhjetë vitesh, kështu që ky obligim i Prishtinës është dashur të përmbushet shumë kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat