Mediumi boshnjak publikon dokumentin: Vuçiqit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE

Lajme

Mediumi boshnjak publikon dokumentin: Vuçiqit pas luftës në Kosovë iu ndalua hyrja në BE

Më: 29 janar 2023 Në ora: 19:40
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas luftës në Kosovë ishte vënë nën sanksione nga Bashkimi Europian.

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.

Atëherë Vuçiq ishte ministër i Informacionit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në shtator 1999 ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviqit, Vuçiqit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, shkruan Istraga në Twitter.

Vendimi i Këshillit të BE-së mban datën 13 shtator 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat