Presidentja Osmani udhëton për vizitë pune në Islandë

Lajme

Presidentja Osmani udhëton për vizitë pune në Islandë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 10:22
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Rejkjavik të Islandës, ku do të takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Johannesson.

Bëhet e ditur se, Osmani gjatë qëndrimit në Islandë do ta takojë edhe kryeministren Katrín Jakobsdottir, kryetarin e Kuvendit Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadottir.

 “Në këtë vizitë pune njëditore, temat e diskutimit të Presidentes do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të shtyrë përpara anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Islandën, avancimi i rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Kjo është vizita e parë dypalëshe e një presidenti të Kosovës në historinë e raporteve në mes Islandës dhe vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat