Radojiçiq dhe Lista Srpska e bëjnë tifozin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Radojiçiq dhe Lista Srpska e bëjnë tifozin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:58
Radojiçiq dhe Lista Srpska e bëjnë tifozin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Zyrtarët e Listës Serbe kanë qenë të pranishëm sot në seancën e Kuvendit të Serbisë ku presidenti serb Aleksander Vuçiq ka folur për propozimin franko-gjerman dhe Kosovën.

“KoSSev” ka publikuar një video ku drejtuesit e “Srpskas”, mes tyre edhe i sanksionuari i SHBA-së Milan Radojiçiq, shihen duke e duartrokitur me entuziazëm të madh për fjalimin e Vuçiqit në Kuvendin serb.

Vuçiq në seancën e sotme është përballur edhe me partitë opozitare serbe.

Depuetetët e të cilave në një moment kishin shkaktuar tollovi brenda sallës pasi ia kishin mësyrë ulëses ku gjendej Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat