Fizioterapeutët e pakënaqur me koeficientin i drejtohen Avokatit të Popullit

Lajme

Fizioterapeutët e pakënaqur me koeficientin i drejtohen Avokatit të Popullit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Oda e Fizioterapeuteve të Kosovës, të pakënaqur me Ligjin për Pagat,  i janë drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për inicimin e procedurës së vlerësimit të Kushtetutshmërisë së Nenit 30 dhe shtojcës 9 të Ligjit nr 08/ L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës Feim Gashi tha se me koeficientin të cilin e ka caktuar Qeveria, fizioterapeutët janë diskriminuar dhe se për këtë po kërkojnë vlerësim të Kushtetueshmërisë sa i përket Ligjit të Pagave në Sektorin Publik. .  

“Diskriminimi është se koeficienti nuk është vlerësuar në mënyrë korrekte dhe është bërë diskriminim për fizioterapeutët në krahasim me profesionistët tjerë shëndetësor. Nuk është marrë për bazë dhe niveli i edukimit.

Nuk është marrë për bazë fusha e edukimit të avansimit të fizioterapeutëve dhe nuk janë marrë asnjëherë për bazë ankesat e fizioterapeutëve dhe rekomandimet tona. S’kemi pasur asnjë përfaqësues, sa është bërë draftimi i Ligjit të Pagave.

Të gjithë fizoterapeutët janë të pakënaqur me koeficientit, për shkak se ka profesionistë të tjerë, të cilët janë me edukimin e njëjtë dhe janë me koeficient tjetër. Kurse fizoterapeutët me një koeficient shumë diskriminues dhe nuk janë marrë për bazë asnjë nga ankesat tona”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat