Videoja virale - Hoxha: Mos i thuani shokut “o bir”, është haram

Lajme

Videoja virale - Hoxha: Mos i thuani shokut “o bir”, është haram

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 20:36
Hoxha

Në rrjetin social “Tik – Tok”, njëri nga hoxhallarët ka shkuar viral me një këshillë të tij.

Ai ka këshilluar të rinjtë që të mos i thërrasin shokët e tyre “o bir”, dhe babain me “o plak”.

Sipas tij kjo është haram dhe është ndikim nga “shejtani”.

“Nuk jena t’u bo hajgare. Haram është me i than shokut “o bir”, edhe babës me “o plak”. Shejtani vllëzër luan me trunin e njerëzve”- tha hoxha.

Videoja e publikuar ka marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje

Pamjet mund t'i shini këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat