Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Në vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme ka paraparë reshje të borës.

Temperaturat minimale, sipas parashikimit, pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 3 gradë Celsius.

“Këto reshje të intensitetit të dobët, nuk do të përfshijnë gjithë territorin”, sipas IHMK.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat