Zogaj kërkoi monitorim të punës së gjyqtarëve

Lajme

Zogaj kërkoi monitorim të punës së gjyqtarëve

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj u ka bërë thirrje të gjithë kryetarët e gjykatave për angazhim dhe përpjekje edhe më të madhe për një performancë më të mirë të punës në gjykata. 

“Kërkoi nga kryetarët e gjykatave monitorim të punës së gjyqtarëve, fokus në lëndët e vjetra në gjykata, zbatimin e planit strategjik për përmirësimin e qasjes në drejtësi 2022 – 2025, si dhe planit strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024 dhe futjen e të dhënave në sistemin e menaxhimit informativ të lëndëve”, tha mes tjerash Zogaj, në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në këtë takim u prezantuan raportet e gjykatave për 2022.

Aty u bë e ditur se janë publikuar mbi 100 mijë aktgjykime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat