Vuçiq në seancën për Kosovën, ja detaji i pazakontë që e shoqëroi presidentin serb

Lajme

Vuçiq në seancën për Kosovën, ja detaji i pazakontë që e shoqëroi presidentin serb

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 08:32
Aleksandar Vuçiq

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Serbisë, ku presidenti Aleksandar Vuçiq foli për Kosovën, një pjesë e publikut i ra në sy një detaj, i cili i qëndronte pikërisht pranë tij, një filxhan kafeje me figurën e një ujku.

Në këtë njëjtin moment, ky detaj mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Por pse një filxhan me figurë ujk?

Në javët e kaluara, në shenjë mbështetjeje për Vuçiq, anëtarët dhe simpatizantët e SNS-së shpërndanë imazhe të ujqërve në rrjetet sociale me komente shoqëruese "Ujqërit tuaj janë gjithmonë me ju" ose "Gjithmonë me presidentin tuaj", duke demonstruar kështu mbështetjen e tyre për Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat