Vuçiq akuzon opozitën serbe: Keni marrë qindra miliona euro nga Haki Abazi

Lajme

Vuçiq akuzon opozitën serbe: Keni marrë qindra miliona euro nga Haki Abazi

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 08:39
Aleksandar Vuçiq

Nga Kuvendi i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar deputetët serbë të opozitës se janë financuar nga deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi dhe organizata “Rockfeller Brothers Fund”.

Vuçiq, gjithashtu, është akuzuar nga opozita se po e dorëzon Kosovës dhe po ia njeh pavarësinë.

Brenda këtyre diskutimeve, Vuçiqi ka folur për shumë gjëra, duke nisur nga lista e zezë e vitit 1999 ku ishte edhe ai, pastaj për lirimin e Albin Kurtin nga burgu në kohën e Koshtunicës e deri te Haki Abazi.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Vuçiq u ka thënë atyre se janë financuar dhe kanë marrë para nga Haki Abazi dhe Fondacioni “Rockfeller Brothers”.

“Në pyetje janë qindra milionë euro”, ka thënë Vuçiq.

Po ashtu në një rast tjetër po dje, Vuçiq ka thënë: “Se sa keq kemi negociuar në Bruksel tregon edhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili i është gëzuar aksionit tuaj dje në Kuvend dhe iu ka mbështetur, si dhe ju ka financuar, duke thënë se Asociacioni është lak në fyt për Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat