“Çartet” Jeremiq - qeveria serbe në një komunikatë i referohet vendit tonë si Republika e Kosovës

Lajme

“Çartet” Jeremiq - qeveria serbe në një komunikatë i referohet vendit tonë si Republika e Kosovës

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:35
Aleksandar Vuçiq dhe Ana Bernabiq

Mbase hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Qeveria e Serbisë, në një komunikatë zyrtare iu është referuar Kosovës si Republikë.

Kjo shihet në njoftimin e ekzekutivit serb rreth seancës së të enjtes që lamë pas.

Komunikata gjegjëse përmbante pikat kyçe të asaj çfarë Vuçiq prezentoi para deputetëve, ndërsa në të dytën është edhe etiketa Republika e Kosovës.

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.

Lidhur me këtë reagoi ish-ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq. Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social "Twitter", tha se ata janë tradhtarë ose injorantë, ose edhe të dyjat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat