Odaloviç akuzon Prishtinën se me politikën që bënë nuk ju le ardhmëri serbëve në Kosovë

Lajme

Odaloviç akuzon Prishtinën se me politikën që bënë nuk ju le ardhmëri serbëve në Kosovë

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 12:02
Veljko Odaloviç

Marrëveshja e Brukselit duhet të përmbushet dhe të formohet asociacioni i komunave , ashtu që serbët të kenë mjedis ku do jenë të sigurt, ka deklaruar kreu i Komisionit për persona të pagjetur Veljko Odaloviç, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

“Ka sulme të vazhdueshme ndaj serbëve dhe nuk ka dëshirë që shqiptarët të dënojnë dhe gjykojnë kryesit e tyre, këto sulme janë të motivuara” tha ai, duke shtuar se gjatë vikendit ka pas dy incidente njëra therje me thikë e të riut në Viti dhe një breshëri të shtëna nga një automjet në lëvizje në Graçanicë.

Ai përmendi edhe eksproprijimin e tokës në veri dhe tentim për shkaktim të incidenteve, me qëllim arsyetimin për synimin e vendosjes së kontrollit në gjithë Kosovën posaçërisht në veri, u shpreh ai.

"Ka incidente, plagosjen, njerëz në burg, serbët nuk kanë siguri, as në mjediset e pastra etnike, as ato shumetnike , as në rrugë – nuk kanë ardhmëri ata derisa Prishtina bënë këtë politikë sepse ata e shohin Kosovën pa serb dhe si shtet të vetëshpallur”, tha ai.

Odaloviç theksoi se kanë kaluar 10 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për asociacionin dhe asnjëra qeveri atje nuk ka dashur ta formoj asociacionin.

Lidhur me vizitën e Lajçak në Beograd pas vizitës së tij i shoqëruar nga “pesëshja perëndimore”, ai theksoi se kjo vizitë bëhet në momentin kyç ku duhet insistuar të bëhet formimi i asociacionit.

"Ky është momenti kur duhet formohet asociacioni dhe të sigurohet jetë e qetë për serbët. Nëse Lajçak si i dërguar nuk insiston në formimin e asociacionit është papërgjegjshmëri, sepse BE është garant i marrëveshjes. Së pari duhet bëhet asociacioni e pastaj të bisedohen çështjet tjera, Kurti duhet deshi apo nuk deshi, me te apo pa te, do të bëhet, ashtu që serbët të kenë një mjedis të sigurt për jetë dhe të tërhiqen njësitet policore speciale, sepse prania e tyre sjell frikë tel serbët", ka thënë Odaloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat