​Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për mjetet e Qeverisë së Kosovës

Lajme

​Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për mjetet e Qeverisë së Kosovës

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:12
Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

Në njoftimin e Arifit, thuhet se ky kallëzim penal është për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kallëzimi penal do të dorëzohet nesër ne orën 14:00 nga vet kryetari i Preshevës.

Lexoni njoftimin e plotë:

Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat