Pse u “zbyth” Aleksandër Vuçiç nga zgjedhjet e parakohshme?

Lajme

Pse u “zbyth” Aleksandër Vuçiç nga zgjedhjet e parakohshme?

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq

Historia për rënien e supozuar të koalicionit SNS-SPS në Serbi dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja u shfaq dhe u zhduk nga fokusi brenda 24 orëve.

Ndonëse Vuçiç lëshoi kërcënime dhe u tha se Daçiç do largohej, sipas mediave serbe, është Perëndimi që nuk lejon asnjë lëvizje të gabuar.

Media kritike e Vuçiçit, “Nova”, ka pyetur një sërë analistësh, të cilët në fakt japin sinjale se Perëndimi “ja ka futur këmbët në një këpucë” presidentit serb. Sipas medias serbe, Perëndimi nuk mund të lejojë zgjedhje të reja në Serbi, sepse pengohet plani franko-gjerman.

Sipas saj, nuk është për t’u habitur që pas takimit të djeshëm të presidentit të Serbisë dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit, Vuçiç tha se Beogradi është plotësisht i përkushtuar për dialogun me Prishtinën.

Analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç tha për gazetën “Nova” se është e qartë se Perëndimit nuk i pëlqejnë zgjedhjet e reja në këtë moment në Serbi.

“Është një manovër e pastër dhe një përpjekje për të blerë kohë, duke vonuar nënshkrimin e planit gjermano-francez për Kosovën. Është e qartë se Perëndimi nuk është gati për vonesa të reja, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë. Bëhen përpjekje maksimale për të shkurtuar kohën dhe për të zvogëluar hapësirën e manovrimit. Hapësira jonë e manovrimit është tani në një cep. Nuk ka më vonesë, nuk ka më pritje”, thotë Jakshiç.

Ish-diplomati Srećko Đukić sheh disa arsye pse Aleksandar Vuçiç ndryshoi mendje brenda natës.

“Së pari mendoj se ka pasur shumë faktor emocional në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Vuçiç pësoi një disfatë të madhe në Parlamentin serb, nuk kishte përjetuar një goditje të tillë që nga ardhja në pushtet dhe e kuptoi se politika e tij kishte goditur murin. Por zgjedhjet nuk janë diçka për t’u luajtur, këtë e di edhe ai vetë. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për zgjedhje në këtë pikë. Ai u zgjodh për pesë vjet, Qeveria për katër… Pse duhet të ketë zgjedhje tani? Cili do të ishte justifikimi i tij”, pyet Gjukiç.

Pra duket se dhe vetë qeveria serbe e di se Perëndimi nuk toleron më asnjë zvarritje dhe Kosova e Serbia duhet të shkojnë te pranimi i planit franko-gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat