Telekomi zgjodhi zyrtarin kryesor të financave dhe thesarit

Lajme

Telekomi zgjodhi zyrtarin kryesor të financave dhe thesarit

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Telekomi

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, me vendim unanim zgjodhi Feim Kelmendi në pozitën e zyrtarit kryesor të financave dhe dhesarit në Telekom.

Sipas njoftimit të Telekomit, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, në mesin e pesë (5) aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim tre (3) kandidatë. 

Ndërsa, me datën 09.02.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim të procesit të përzgjedhjes ka intervistuar kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit të Telekomit të Kosovës Sh.A. 

Sipas këtij njoftimi, Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku Feim Kelmendi është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë. 

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës konstaton që i gjithë procesi i rekrutimit për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit ka qenë transparent, i rregullt dhe në bazë të Ligjit, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat