Dita kur nisi gjykimi i Millosheviqit

Lajme

Dita kur nisi gjykimi i Millosheviqit

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:52
Sllobodan Millosheviq

Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë, në Holandë.

Ai akuzohej për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Gjykimi i Millosheviqit kishte përfunduar pa një vendim.

I ashtuquajturi “Kasapi i Ballkanit”, ishte gjetur i vdekur në moshën 64-vjeçare nga një sulm në zemër në qelinë e tij, më 11 mars, 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat