Lajmërohet në polici 16-vjeçarja që u raportua e zhdukur më 8 shkurt, refuzon të kthehet në shtëpi

Lajme

Lajmërohet në polici 16-vjeçarja që u raportua e zhdukur më 8 shkurt, refuzon të kthehet në shtëpi

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ish raportuar më 8 shkurt për zhdukjen e një 16-vjeçare nga familjarët e saj.

Mirëpo, vajza del të jetë gjetur ditën e shtunë, ku ajo së bashku me një 16-vjecar janë lajmëruar në njërin nga stacionet e policisë.

Pas kësaj PK, ka arrestuar 16-vjeçarin nën dyshime për dhunim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.

Është shumë normale që gjendja është e rënduar për shkak se fillimisht probleme brenda së familjes kanë ndikuar drejtpërdrejt. Pastaj edhe vepra, ne njëherë e shfrytëzojnë periudhën e reflektimit e cila është 48-orëshe, kur viktima duhet të pushojë, të reflektojë dhe pastaj të filloj procedura”, ka thënë Vebi Mujku, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale.

Sipas Mujkut, situata lë të nënkuptohet se dy të miturit nuk kanë pasur raporte të mira brenda familjeve të tyre, dhe pas kësaj kanë bërë zgjidhje të tjera që sipas tij janë zgjidhje të dëmshme për ta.

Problemet janë fillimisht paraprakisht, pra probleme te mungesa e raporteve brenda familjes shumë herë sjellin deri në këto situata kur të miturit, të miturat, detyrohen që të braktisin shtëpinë dhe të kërkojnë një zgjidhje tjetër e cila është zgjidhje jashtëzakonisht e dëmshme për to. Mirëpo nuk janë në gjendje të mendojnë se cila është vepra që e kanë shkaktuar”, shtoi Mujku për RTV Dukagjinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat