ORCA dorëzon ankesë në UP, kërkon largimin nga puna të Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit

Lajme

ORCA dorëzon ankesë në UP, kërkon largimin nga puna të Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim sot ka dërguar ankesë në Universitetin e Prishtinës për profesorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli.

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci ka thënë se ankesën e ka dërguar te kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti.

Mas dy vjetve luftë me lloj lloj metoda, e dërgum ankesën e fundit (proceduralisht) në Universitetin e Prishtinës për plagjiatorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli. Ankesa u dorëzu te Kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti i emërum nga ministrja Arbërie Nagavci. Kërkum që masa qesharake për “mosmentorim të temave të diplomës” të përmirësohet dhe zavendësohet me masën disciplinore sipas Nenit 8, paragrafit 1.10. të Rregullores: “ndërprerje të marrëdhënies së punës”, ka shkruar Gjinovci.

Ai tha se nëse nuk merret masë ma e fuqishme ndëshkuese, komprometohet i tanë sistemi arsimor dhe integriteti akademik i universiteteve publike, dhe përgjegjës për këtë do të jenë rektori, kryetari i Këshillit Drejtues dhe ministrja e Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat