Vuçiq raportohet se do ta dekorojë Grenellin: Si po pritet kjo në Serbi?

Lajme

Vuçiq raportohet se do ta dekorojë Grenellin: Si po pritet kjo në Serbi?

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 08:56
Grenell dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raportohet se ka nderuar me “Urdhër të Flamurit serb”, ish-emisarin e SHBA-ve për Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Mediat serbe kanë publikuar listën e të gjithë atyre që do të nderohen nga Vuçiqi dhe mesin e tyre, është edhe ish-emisari, Grenell.

Ndërimi për Grenellin po bëhet për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së.

Mirëpo, kjo gjë në Serbi po shihet si veprim “fëmijëror” i Vuçiqit.

Biljana Stojkoviq, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe kryetare e partisë Zajedno, thotë përDanas është mjaft e varfër dhe foshnjore për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë dekoratat dhe cilat duhet të jenë arsyet për dhënien e njëfarë mirënjohjeje.

Aris Movsesijan, ish-kryetar i Partisë së Re, thotë për Danas se lajmi i mirë është se presidenti Aleksandar Vuçiq të paktën ndonjëherë bën punën e tij.

Edhe analistë të tjerë kanë komentuar duke thënë se Grenelli do ta ketë tashmë derën të mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat