Ambasadori francez në Beograd: Plani evropian nuk duhet të lëshohet – Asociacioni duhet formuar

Lajme

Ambasadori francez në Beograd: Plani evropian nuk duhet të lëshohet – Asociacioni duhet formuar

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cauchara

Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cauchard, ka thënë se situata gjeopolitike në Evropë e ka shtuar urgjencën për stabilizim të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për propozimin e BE-së, i njohur si plani franko-gjerman, ka shtuar: “Është mundësi historike dhe mendoj që është me rëndësi që të mos lëshohet”.

“Duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi që të zhvillohet shpejt dhe t’i bashkohen BE-së”.

Ai ka thënë se plani është një dokument që është vënë në tavolina dhe ka mbështetjen e BE-së.

“Negociatorët, në pajtim me palët, është vendosur që në këtë fazë të mos zbulohet dokumenti në publik, në mënyrë që të gjithçka të jetë më efektive dhe t’i mundësohet secilit që të marrë pozicion lidhur me dokumentin, pa ndonjë presion shtesë. Është propozim i vënë në tavolinë dhe shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë atë”.

Cauchard për Euronews Serbia ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka thënë se duhet të bëhet pa vonesa.

“Asociacioni duhet të formohet, shpejt. Kjo është ajo që e kanë thënë Franca, ShBA dhe BE, që të mos ketë hezitim. Është process bindjeje, por në këtë kuptim gjërat janë plotësisht të qarta. Asociacioni duhet të formohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat