Vuçiq nga Gjermania paralajmëron për një çnjohje të Kosovës

Lajme

Vuçiq nga Gjermania paralajmëron për një çnjohje të Kosovës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se Serbia ka edhe një shënim nga një vend për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi një marrëveshje që të presim dhjetë ditë përpara se të zbulojmë se për cilin vend po flasim. Do të ishte vendi i 27-të ose i 28-të që tërheq njohjen,”- ka thënë Vuçiq, duke folur para gazetarëve në Mynih, raporton Kosovo Online.

Vuçiq po ashtu ka njoftuar se ka zhvilluar bisedime me presidentin e Francës, kancelaren gjermane, kryeministrin e Greqisë, sekretarin amerikan të shtetit, ministrin e jashtëm të Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell. 

“Ne patëm edhe bisedime shumë të mira me britanikët, si dhe me miqtë tanë grekë, dhe shumë të rëndësishme me gjermanët, francezët dhe amerikanët. Tema kryesore, natyrisht, ka qenë dialogu me Prishtinën, por edhe marrëdhëniet tona dypalëshe ekonomike dhe politike dhe është kuptuar rruga evropiane e Serbisë,” -ka theksuar Vuçiq.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se nesër do të flitet për vazhdimin e dialogut në Bruksel me Borrell dhe Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat