Serbët në “panik” - Drecun: SHBA po përshpejton krijimin e ushtrisë së Kosovës për anëtarësim në NATO

Lajme

Serbët në “panik” - Drecun: SHBA po përshpejton krijimin e ushtrisë së Kosovës për anëtarësim në NATO

Nga: F.B Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:42
Milovan Drecun

Lufta në Ukrainë po ndikon në vendet e vogla si Serbia, hovi për zgjidhjen e problemit të Kosovës po shtohet thekson Milovan Drecun, kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë. Mbështetja më e fuqishme amerikane për shtetin e Kosovës është përshpejtimi i krijimit të Ushtrisë për anëtarësim në NATO, ndërsa anëtarësimin në OKB e le për faza tjera, megjithatë Serbia duhet të ndërtojë partneritet strategjik me SHBA, transmeton “Bota sot”.

Drecun shprehet se sipas të gjitha gjasave, ka pasur marrëveshje diplomatike me Moskën që mos të rrezikohet siguria e qëndrimit të Biden në Kiev dhe aty nuk ka pasur sekrete.

"Lufta në Ukrainë ndikon në vendet e vogla si Serbia, sepse shihet se ka marr hov angazhimi për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Nga njëra anë presidenti rus problemin e Kosovës e ka vlerësuar si presedan, nga ana tjetër ShBA dhe NATO e konsiderojnë hapësirë të veten dhe në rajon kanë kontroll dhe nuk duan konkurrencë të superfuqive dhe probleme të pazgjidhura", sqaron ai.

Qëllimi i ShBA-ve, sipas tij, është mundësimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO.

"Por është plotësisht e qartë se Beogvradi nuk do pajtohet me anëtarësimin e shtetit të rrejshëm në OKB, prandaj qëllimi i kësaj faze nga ShBA dhe vendeve tjera perëndimore është që të mundësohet shtetit të Kosovës anëtarësimi në NATO. Kjo është çështje kyçe, por që të ndodhë kjo, rasti është njëjtë si me Ukrainën”, tha Drecun.

Ai përkujtoi deklaratën e sekretari gjeneral të NATO-së Stoltenberg se cilido vend që ka problem territorial apo etnik, si Ukraina e edhe Kosova, duhet të zgjidh problemet në rrugë paqësore politike para aplikimit për anëtarësim në NATO.

Përkundër të gjithë kësaj, në Kosovë me shpejtësi po punohet në krijimin e ushtrisë sipas të gjitha standardeve të NATO-së.

"Pra, qëllimi i tyre në këtë fazë është mundësimi i anëtarësimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, së pari e para së gjithave në NATO, ndërkohë që anëtarësimi në OKB mbetet për fazat tjera”, shprehet Milovan Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat