Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll, diskutojnë edhe për dialogun Beograd-Prishtinë

Lajme

Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll, diskutojnë edhe për dialogun Beograd-Prishtinë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 20:10
Pedro Sanchez, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Ashtu siç njofton Vuçiq përmes postimit në Instagram, të dy kanë biseduar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Spanjës.

“Bisedë shumë e rëndësishme dhe e mirë me Pedro Sanchez.

Mikun e sinqertë të Serbisë e njoftova me ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e falenderova për përkrahjen, si dhe për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtarë. Biseduam gjithashtu edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, ka shkruar presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat