Vdes politikani nga Kosova, ish-kandidat për kryetar të komunës së Dragashit

Lajme

Vdes politikani nga Kosova, ish-kandidat për kryetar të komunës së Dragashit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ka vdekur politikani nga Kosova Xhevxhet Tahiri.

Tahiri disa herë ishte kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit nga Balli Kombëtar.

Kujtojmë se ai thoshte se do ta urbanizojë komunën nëse vjen në pushtet.

Image
Xhevxhet Tahiri

“Në komunën tonë nuk ka asnjë ndërtim ilegal sepse komuna jonë nuk është e urbanizuar. Nëse ne do të vijmë, të gjithë komunën do ta bëjmë. Nëse vij unë në pushtet, të gjitha bjeshkët prej Zaplluxhës e deri në Restelicë do të bëjmë një ekip për ta urbanizuar të gjithë atë territor. Në përpikëri duhet bërë kjo”, deklaronte Tahiri si kandidat për kryetar të Dragashit në zgjedhjet e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat